Haradinaj do të nënshkruajë deklaratë zotuese se do të fuqizojë të rinjtë
Prishtinë, 8 shtator - I mandatuari për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, do të vizitojë Zyrën e Rinisë Evropiane të Kosovës.
Haradinaj, në një ceremoni me të rinjtë evropianë të Kosovës do të nënshkruajë një deklaratë zotuese se do të angazhohet për fuqizimin e të rinjve, duke iu premtuar mbështetje të pakursyer për t'u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare relevante të të rinjve, si dhe angazhim për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e programeve zhvillimore për vende të reja pune për gjeneratën e re.
Takimi me Zyrën e Rinisë Evropiane të Kosovës është takim formal, i cili shërben edhe si mbështetje e Kryeministrit për të rinjtë e vendit tonë.