Hapet për vizitorë Burgu i Prishtinës
Prishtinë, 12 qershor - Për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të hap për vizitorë ish- Burgun e Prishtinës, i cili ndodhet në Rr. Luan Haradinaj, përkrah Stacionit të Policisë Qendra, në Prishtinë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se Ish-burgu do të shndërrohet në muze në të ardhmen.
Në hapjen e "Strehës së kujtimeve, Burgut të përndjekjes" për vizitorë, do të marrë pjesë edhe Ministrja Vlora Dumoshi.