25 Dhjetor 2024

Hapet Pavijoni i Kosovës në Festivalin e Kanës

Prishtinë, 8 maj - Për të shtatin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon prezencën në festivalin e Kanës me pavijon në tregun më të madh të filmit në botë ‘Marche Du Film’.

Dje ka filluar edicioni 71 i Festivalit të Kanës dhe Kosova ka pavijonin e përbashkët me Shqipërinë i cili do të jetë i hapur deri me 18 maj 2018 në lokacionin të ri në "Village International" i cili është afër Greqisë, SHBA-së, Çekisë, Sllovakisë, Bulgarisë dhe vendeve tjera të ish-Jugosllavisë.

Qendra Kinematografike e Kosovës në treg do të promovoj filmat e fundit Kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë shumë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.

Gjatë kësaj kohe përveç përfaqësuesve nga QKK, pavijonin e Kosovës pritet ta vizitoj edhe Ministri i Kulturës, z.Kujtim Gashi.

Qendra Kinematografike e Kosovës së bashku me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë do të organizojnë një koktej rasti për të gjithë bashkëpunëtorët e fondeve të filmit, producent, distributor e përfaqësues të festivaleve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)