Hapet Panairi Ndërkombëtar i Dijes në Kosovë
Prishtinë, 31 mars - Rreth 40 institucione arsimore, po marrin pjesë në Edicionin e katërt të Panairit Ndërkombëtarë të Dijes, i cili u hap sot në Prishtinë, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, me moton Kosova shteti i dijes.
Ministri Enver Hoxhaj tha se, Panairi ofron programe të shumëllojshme që u mundëson studentëve krijim të një vizioni të qartë për fushën e arsimit.
Në këtë panair, ju do të keni mundësinë ti vizitoni shkollat e mesme anembanë Republikës së Kosovës, të cilat e prezantojnë misionin dhe funksionin e tyre dhe të cilat ju informojnë për profilet e ndryshme që kanë këto shkolla. Prandaj, motoja e këtij panairi dhe Ministrisë është shteti i dijes, sepse ne besojmë që vetëm përmes dijes, Republika e Kosovës, do të jetë një shtet i fuqishëm, i zhvilluar dhe do të jetë në gjendje ti zgjidhë problemet ekonomike që kemi aktualisht, dhe do të jetë në gjendje ta projektojë të ardhmen e vetë si ndër shtetet më stabile dhe më të fuqishme që do të ketë rajoni, ka thënë Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj.
Panairi Ndërkombëtar i Edukimit është organizuar nga kompania CEO - Congress and Event Organization dhe mbahet nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.