24 Dhjetor 2024

Hapet Panairi i Shkencës dhe Kulturës në Vushtrri

Vushtrri, 28 nëntor - Sot në Palestrën sportive “Jeton Tërrstena” në Vushtrri do të hapet Panairi i Shkencës dhe Kulturës i cili organizohet edhe këtë vit, për herë të shtatë me radhë me karakter kombëtar.
 
Pjesëmarrës do të ketë sërish gjimnazet e të gjitha komunave rajonale në Republikën e Kosovës si dhe shkolla të mesme të larta nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore.

"Panairi i Shkencës dhe Kulturës" është një ndër projektet më të mëdha arsimore dhe rinore në Kosovë, i organizuar nga “Lëvizja Koha” për gjashtë vite radhazi.

Tashmë me meritë mban epitetin "Panair tradicional" falë madhështisë se projektit dhe vazhdimësisë së organizimit, duke zgjeruar pjesëmarrjen e shkollave nga të gjitha trojet shqiptare.   

Panairi ka të bëjë me prezantime të punimeve praktike të lëndëve shkencore dhe kulturore nga nxënësit më të mirë të shkollave të mesme të shumë komunave brenda dhe jashtë Kosovës. 

Ky projekt është në përkrahje të "Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport", Komunës së Vushtrrisë”, Komunës së Mitrovicës,“Akademisë së Kosovës për Siguri Publike”, projekti “Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE)” i Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) si dhe nga ‘’Ariani Company’’  .

Në vitet e kaluara projekti u financua edhe nga organizata të rëndësishme ndërkombëtare si "UNICEF" dhe "USAID". 

"Panairi i Shkencës dhe i Kulturës" po i shkrrin kufinjtë, për të bindur që forca e arsimit dhe rinisë është mjaft e fuqishme dhe jo rastësisht shumë talentë e fillojnë rrugëtimin e tyre pikërisht me këtë Projekt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)