23 Dhjetor 2024

Hapet një ekspozitë me kostumet e Beatles-ave

Los Angelos, 4 shtator - Kostume dhe objekte skenike të shfaqjes “The Beatles LOVE”  të vënë në skenë nga trupa e famshme e cirkut kanadez  “Cirque du Soleil” apo Cirku i Diellit, janë ekspozuar në Los Angelos.

Muzeu Grammy në këtë qytet shpreson që përmes kësaj ekspozite të njohë edhe më shumë njerëzit me historinë e grupit legjendar nga Liverpuli, Bitëlls.

Ishte viti 1964 kur grupi më i famshëm i botës kthehej në Londër nga një turne i famshëm në Shtetet e Bashkuara.

Xhon Lenon, Pol Makartni, Ringo Starr dhe Xhorxh Harrison, zbrisnin nga aeroplani, të befasuar nga mijëra adhurues që kishin dalë për t’i pritur.  Kjo është dhe tema e shfaqjes së cirkut të diellit: “Cirque de Soleil, e frymëzuar nga Bitëllsat.

Shfaqja është një kombinim i muzikës së Bitëllsave me elementët akrobatikë të cirkut të famshëm. Transmetimi i kësaj shfaqjeje  do të shoqërohet dhe me një ekspozitë ku do të paraqite kostume të artistëve pjesmarrës në të.

Drejtroi i muzeut GRAMMY, Bob Santelli, thotë se ekspozita thekson se si kostumografia arriti të sillte në jetë këngët e Bitëllsave.

“Kjo shfaqje nuk do të risjellë vetëm këngët dhe atmosferën e Bitëllsave të atyre viteve.  Kjo shfaqje do të sjellë personazhe të cilët janë ngulitur në kujtesën tonë përmes këngëve të këtij grupi. Në këtë shfaqje do të shohim rreshter Pepper dhe Eleonor Rigbin  nën kostumet karakteristike, dhe ky është qëllimi ynë, të sjellim personazhet e Beatllsave në një mënyrë krjetësisht tjetër”.

Muzemi Grammy në Los Anxhelos i kushtohet muzikës.

Në këtë muzeum gjenden trashëgimitë e yjeve të muzikës të cilët kanë lënë emrin e tyre në historitë e saj.

Kritiku i muzikës pop Randy Lewis thotë se eksopozitat të tilla e bëjnë më qartë për vizitorët,  historinë e muzikës.

“Në të katër katet e kësaj ekspozite njerëzve iu jepet një sqarim i saktë për historinë e muzikës që ata pëlqejnë. Ata shohin diçka konkrete nga artistë që kanë adhuruar, dhe kjo i lidh ata”.

Kostumet dhe objekte e paraqitura në këtë ekspozitë ndryshohen hera herës.

Ka në stendat e saj të paraqitur një xhaketë të Majkëll Xheksonit apo një veshje të Keti Perrit si dhe Taylor Swiftit.

Shfaqja  “The Beatles LOVE” do të jetë e hapur deri në shkurt të vitti 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)