01 Janar 2025

Hapet Java e Filmit Izraelit në Kosovë

Prishtinë, 2 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka hapur Javën e Filmit Izraelit në Kosovë, duke thënë se organizimi i kësaj jave flet për  mirënjohjen e Kosovës ndaj shtetit të Izraelit, për ndihmën që i ka dhënë popullit të Kosovës para dhe pas pavarësisë.

Ministri Hoxhaj ka thënë se ky organizim flet edhe për nevojën e mirëkuptimit që duhet të ekzistojë mes shoqërive tona, që të ketë më shumë njohje ndërmjet njerëzve, duke vlerësuar se padyshim që filmi është një ndihmesë në këtë drejtim.

Sipas tij, ka ardhur koha që të ketë një njohje institucionale ndaj bashkësisë hebraike në Kosovë dhe se aktiviteti i Ministrisë së Jashtme po e dëshmon ketë.

Kryediplomati kosovar në fund ka thënë se Java e Filmit Izraelit është një aktivitet i vogël, por me simbolikë të madhe.

“Kosova krenohet që është shtet i shumë kulturave, religjioneve dhe njëkohësisht është shtet laik”, tha ministri Hoxhaj, para të pranishmëve.

Për të dytën herë me radhë, Java e Filmit Izraelit në Kosovë mbështetet edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Para hapjes së këtij aktiviteti, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka pritur në takim ambasadorin izraelit në Beograd, i cili mbulon edhe Malin e Zi, Yossef Levy, me të cilin kanë diskutuar për nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)