Hapet 'Java e Dizajnerëve' në dyqanin e bamirësisë Teshavesha
Prishtinë, 19 dhjetor - Sot në dyqanin e bamirësisë Teshavesha organizohet hapja e 'Javës së Dizajnerëve' ku do të ketë edhe një koktel rasti.
Me rastin e fundvitit, nën udhëheqjen e Kosovo Apparel Marketing Association - KAMA dhe të Empower Private Sector kreatorët filantrop dhuruan kreacionet e tyre për t'i kontribuar komunitetit e bamirësisë Teshavesha.
Nga 19 Dhjetor, do të mund t'i gjeni krijimet e tyre me çmime shumë të lira në dyqanin 'Teshavesha'.
Shitjet nga dyqani financojnë programet për shëndetësi të Fondacionit 'Aksioni për Nëna dhe Fëmijë'.
Kreatorët e 'Javës së Modës' për Dhjetor janë: Fetije Mehmeti, Jetmira Bejtullahu, Krenare Rugova, Lia Stublla, Njomëza Luci, Solid dhe Shema Sahiti.