Hapet Festivali Ndërkombëtar i Filmit PriFest
Prishtinë, 16 korrik - Organizatorët e PriFest kanë bërë të ditur se Festivali Ndërkombëtar i Filmit PriFest që nga sot është gati për të nisur edicionin e 11 të festivalit.
Me 6 ditë festive, me mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë europiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, nesër, 16 korrik, nis festivali ndërkombëtar i filmit PriFest11.
Ndërsa filmi debutues i regjisores Arzana Kraja, “Fusha e Mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të sivjetshëm të PriFest, në natën e sotme solemne në Teatrin Kombëtar dhe në Kino ABC.
Gjithashtu në kinemanë e hapur në sheshin “ Zahir Pajaziti”, do të shfaqet filmi “Mjaltë nga Shkëmbi”, dedikuar pikërisht për heroin tone kombëtar Zahir Pajaziti.
Përveç shfaqjes së filmave, në kuadër të PriFest, do të organizohen edhe shumë aktivitete, punëtori, e mbrëmje festive të muzikës Live dhe deejay artistë të huaj.