Hapet festivali ndërkombëtar i Filmit Hynesha në Fron
Prishtinë, 1 qershor - Edicionit të tetë i Festivalit Hyjnesha në Fron e cila është organizuar në amfiteatrin e hapur para Drejtorisë së Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës është hapur të hënën.
Ky program festiv nëpërmjet artit dhe kulturës ka për qëllim edhe promovimin e Hekurudhave të Kosovës e cila NP është mbështetës e fuqishme në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve të fushës së artit.
Në këtë ngjarje morën pjesë shumë mysafir nga institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare të cilët e vlerësuan lartë hapjen e edicionit të tetë të këtij festivali.
Hekurudhat e Kosovës INFRAKOS, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës janë në fazën e zhvillimit të projekteve madhore të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies së qytetareve të vendit si dhe integrimin e vendit në bashkimin evropian. Po ashtu ky institucion do të ketë synim për një zhvillim efikas dhe të qëndrueshëm do të mundësoj zhvillimin e sektorëve të tjerë duke përfshirë artin dhe kulturën.
Integrimi i hekurudhave të Kosovës në hapësirën unike në hekurudhat e BE-së do ta bëjë të mundur qe gatshme qe festivali Hyjneshën në Fron të rrugëtoi me tren drejt në Evropë. Ky ishte edhe zotimi kryesor i Kryeshefit Ekzekutiv të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A z. Agron Thaçit, gjatë fjalimit me rastin e hapjes së kësaj ngjarje.
Po ashtu, Thaçi bëri një prezantim i cili paraqiti të arriturat e hekurudhave të Kosovës në përgjithësi si dhe të INFRAKOS-it në veçanti duke paraqitur planet e se ardhmes për zhvillimin e mëtejmë të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës, për periudhën afatmesme shtate vjeçare 2014-2020, si dhe vizionin për të ardhmen e hekurudhave pas vitit 2020.
Më tej Thaçi përkrahi këtë festival kaq të rëndësishëm i cili potencoi qe tashmë ky festival do të jetë tradicional.