10 Janar 2025

Hapet festivali ndërkombëtar "Hyjnesha në Fron"

 Prishtinë, 17 nëntor - Sot në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë fillon punimet edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar 'Fest Film Kosova -Hyjnesha në Fron'.

Komunitetit të artistëve do tu drejtohen ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff dhe themeluesi i Festivalit, aktori, Besim Ajeti.

Festivali do të zgjas deri të premtën, më 21 Nëntor.

Deri në mbyllje cdo ditë do të zhvillohen sesione që mbahen në trenin që udhëton drejt Pejës ose Elez Hanit, sesione këto në të cilat do të shfaqen Filmat e metrazhit të shkurtër, kurse në hapësirat e Stacionit Hekurudhor do të shfaqen filmat e metrazhit të gjatë.

Krahas filmave në kuadër të Festivalit do të organizohen 'master klasët' ku ekspertë të shumtë nga fusha e artit dhe e industrisë së tij do të trajtojnë tema të ndryshme.

Festivali poashtu ka segmentin e fuqizimit të gruas në biznes dhe promovimin e vlerave të komunitetit rom, ashkali e egjiptian. Në kuadër të ngjarjeve anësore, gratë biznismene do të prezentojnë produktetet e tyre, kurse gratë e komunitetit rom, ashkali e egjiptian do të demonstrojnë se si i prodhojnë sapunët dhe produktet e tjera.

"Do të shfaqen filma nga Kosova, rajoni dhe vendet e ndryshme të botës", thonë organizatorët e Festivalit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)