Hapet Festivali i Parë dedikuar Trashëgimisë Kulturore të Kosovës
Prishtinë, 11 shtator - Sot tek Kalaja e Harilaqit në Komunën e Fushë Kosovës do të fillojë edicionin e parë iniciativa Visions of Beyond.
Visions of Beyond, është iniciativë e Organizatës Hapësira e cila ka për qëllim të shpërfaq vegimin e përtejmë të trashëgimisë kulturore, përkatesisht rrënojave të cilat fshehin të kaluarën - historinë tonë.
Përmes këtij organizmi, duke i video-dokumentuar dhe duke bërë shënjëzimin e këtyre lokaliteteve ne synojmë ti vëjmë në pah këto pasuri kulturo-historike por edhe bukuri natyrore e pika strategjike, të cilat pak njihen nga publiku i gjërë.
Përgjatë 18 orëve sa do të zgjatë organizmi, krahas muzikës, do ketë aktivitete të shumta përcjellëse, të cilat mundësohen përmes partneritetit me Institutin Arkeologjik, Muzeun e Kosovës, Klubin e Astronomëve, Shoqatën e Grave Flori të Komunës së Fushë Kosovës dhe Trafikun Urban.
Instituti Arkeologjik i Kosovës do të sjellë arkeologët të cilët do tI njoftojnë pjesëmarrësit për lokalitetin.
Muzeu I Kosovës do të ekspozoj replika te artifakteve përmes Muzeut Mobil. Klubi I Astronomëve të Kosovës, do të sjellë teleskopët për vrojtime. Komponente e rëndësishme e projektit është promovimi I kuzhinës tradicionale, për të cilën do të përkujdeset Shoqata e Grave Flori e Komunës së Fushë Kosovës.
Për tu bërë pjesë e kësaj ngjarje më lehtësi, Trafiku Urban do te perkujdeset që për vetëm 0.50cent tju sjellë në Harilaq nga Parkingu i Stacionit të Trenit në Prishtinë.