Hapet eskpozita e piktorit Aburahim Buza
Prishtinë, 6 maj - Në Galerinë Qahili vjen eskpozita e piktorit të mirënjohur nga Shqipëria, Aburahim Buza.
Hapja e ekspozitës se piktorit Abdurahim Buza do te bëhet me rastin e dy vjetorit të hapjes se Galerisë Qahili.
Në këtë ekspozite do të prezentohen rreth 80 punime dhe skica te cilat nuk janë ekspozuar me parë, të cilat janë pronë e familjes Buza.
Veprat e piktorit janë punime te cikleve te ndryshme te cilat permbajne elemente dhe figura me motive te ndryshme.
Abdurahim Buza (1905 1987). Eshte nje nga emrat me te njohur te artit Shqiptar te shek. XX. U lind ne Shkup ne nje familje me origjine nga Gjakova.
Studioi ne Akademine e Torinos ne ateljene e piktures monumentale dhe ne ate te Firences nen drejtimin e mjeshtrave te shquar te piktures Italiane Cesare Ferro dhe Galileo Chini,
Pas kthimit ne Atdhe bashke me Andrea Kushin dhe Odhise Paskalin, ngriten ne Tirane shkollen e pare te vizatimit ( mbi bazen e kursit te Vizatimit te themeluar me pare nga Andrea Kushi ) dhe nga u pergatiten piktoret Sadik Kaceli, Bukurosh Sejdini, Ibrahim Kodra, Nexhmedin Zajmi, Foto Stamo, Kel Kodheli etj.
Abdurahim Buza, pas Simon Rotes dhe Vangjush Mios, ne nje kohe me Zef Kolombin, jane te paret Akademike shqiptare qe studjuan dhe u formuan si piktore dhe artiste ne Akademite e Europes Perendimore e qe sollen ne Shqiperi profesionalizmin ne artin figurative.