Hapet ekzpozita humanitare Arti - Zëri i së drejtës sime
Prishtinë, 21 dhjetor - Sot në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe Sportëve do të hapetArti Zëri i së drejtës sime, ekspozitë kjo me karakter humanitar.
Qëllimi i ekspozitë është edukimi publik, konkretisht ngritja e vetëdijës qytetare përmes artit dhe kulturës rreth të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së mbi 20 shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës është arritur inkurajimi i të rinjëve dhe mobilizimi i resurseve kreative për ti artikuluar në mënyrë artistike kërkesat apo nevojat e qytetarëve në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Siç është cekur tashmë ekspozita do të ketë karakter humanitar dhe me këtë rast do të zhvillohet një ankand modest për shitjen e pikturave, me qëllim që të gjitha mjetet e mbledhura nga ky event të adresohen në blerjen e librave dhe materialeve shkollore për fëmijët në asistencë sociale, fëmijët e braktisur dhe ata të keqtrajtuar. Fëmijët në fjalë vijojnë mësimet në shkollat e Prishtinës, ku dhe këto të fundit kanë bërë identifikimin e tyre.
Ekspozita do të përcjellet nga tingujt e violinës dhe vlen të theksohet se për secilën pikturë do të keni rastin të lexoni nga një ese e cila reflekton shpirtësinë e saj.
Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë personalitete të larta të institucioneve shtetërore, OSHC-ve, aktiviste të të drejtave të njeriut, piktorë, shkrimtarë, etj.