Hapet ekspozita Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë
Prishtinë, 14 prill - Instituti pёr Hulumtime tё Krimeve tё Luftёs nё Kosovё nё bashkёpunim me Ambasadёn e Republikёs sё Kosovёs nё Tiranё kanё bёrё hapjen e Ekspozitёs Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, e cila u hap në hollin e Muzeut Historik Kombëtar dhe shfaqet pёrmes 200 fotografive tё grumbulluara nga autorja Fetnete Ramosaj.
Në emër të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë ka folur Prof. Dr. Ismet Salihu i cili nё fjalën e tij hapëse tha se këto fotografi tregojnë një segment të pushtetit serb që ka kryer ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe kërkoj që shteti të veprojë sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare.
Duke falënderuar pjesëmarrësit dhe në mënyrë të veçantë Muzeun Historik Kombëtar që mundësoi hapjen e kësaj ekspozite në Tiranë, autorja Ramosaj u shpreh se në këtë ekspozitë janë të pasqyruara krimet të cilat janë bërë mbi shqiptarët, duke përmendur masakrën mbi familjen Jashari nё Prekaz, maskarën e bërë në Burgun e Dubravës e shumë masakra të tjera.
Ekspozita do tё mbetet e hapur deri mё datë 17 Prill.