Hapet ekspozita "Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve"
Prishtinë, 20 tetor - Aleanca Franceze e Prishtinës mirëpret nga sot deri më 3 nëntor një ekspozitë me titull "Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve", e propozuar nga shoqata franceze "Écrits de lumière".
Kjo ekspozitë përmban rreth tridhjetë fotografi të peisazheve dhe shoqërisë së Pireneve të shekullit të XIX-të, të shënuar veçanarishtë nga praktika baritore të ngjashme me ato të maleve të Kosovës.
Hapja e ekspozitës do të behët sot në Aleancën Franceze të Prishtinës në prani të ambasadorit të Francës në Kosovë.
Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët, të po sot në Kino Armata.