Hapet ekspozita “Shtegut të dhimbjes”
Prishtinë, 18 prill - Sot në Bibliotekën Kombëtare e Kosovës, OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes organizon hapjen e ekspozitës “Shtegut të dhimbjes”.
Ekspozita është një përmbledhje e punimeve të realizuara në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”.
Në këtë ekspozitë përmes artit i jemi qasur shoqërisë tonë, e cila vazhdon të jetë e prekur nga e kaluara e dhunshme.
Është arritur që pjesëmarrësit nga komunitetet e ndryshme të Kosovës të flasin për përjetimet e veta, të shkrijnë dhimbjen dhe vuajtjen në vepër artistike e cila dëshmon për periudhën në fjalë. Çdo tregim është paraqitur në mënyrë vizuele.
Ekspozita “Shtegut të dhimbjes” dokumenton të kaluarën dhe kontribuon në procesin e ballafaqimit të mirëfilltë, duke krijuar mundësi për arritjen e një paqeje stabile dhe të qëndrueshme për të gjithë në të ardhmen.