Hapet ekspozita “Shpalosje aktesh dhe sinteza siluetash” e Albana Ejupit
Prishtinë, 26 tetor - Sot në sallën e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, do të hapet ekspozita “Shpalosje aktesh dhe sinteza siluetash” e autores Albana Ejupi.
“Ekspozita ‘Shpalosje Aktesh dhe Sinteza Siluetash’ përmes paraqitjes së akteve apo siluetave trajton tema të ndjeshme si vuajtjet dhe peripecitë jetësore, dashurinë, apo tema të tabuizuara si akti seksual, ndjenjat dhe emocionet që rrjedhin prej tij e po ashtu edhe gruan si bartëse të plleshmërisë dhe të përgjegjësisë për krijimin e jetës në përgjithësi...", shprehet Kurarorja znj. Penesta Dika.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.