Hapet ekspozita shitëse 'Bota përmes syve të mi”
Prishtinë, 23 nëntor - Organizata për Arsim, Kulturë dhe Demokratizim “Plus” në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova organizon ekspozitën shitëse 'Bota përmes syve të mi”.
Ekspozita shitëse do të përmbajë fotografi të realizuara nga të rinjtë, anëtarë të Shoqatës Down Syndrome Kosova, në kuadër të programit të trajnimit për fotografi të realizuar nga eksperti i fotografisë Ridvan Slivova.
Të gjitha mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen Shoqatës Down Syndrome Kosova për zhvillimin e mëtutjeshëm profesional të të rinjve.
Ekspozita shitëse me fotografi të transferuara në dru është mbështetur nga Caritas Kosova në kuadër të projektit “Societies 2 - Mbështetja për Organizatat e Shoqërisë Civile në fuqizimin e shkathtësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe standardet e BE-së në Ballkanin Perëndimor”.