Hapet ekspozita Privatësia e Shkelur
Prishtinë, 20 prill - Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Fakultetin e Artit Figurativ të UP-së, hapë Ekspozitën e Porositur Privatësia e Shkelur.
Kjo ekspozitë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, në përgjithësi, lidhur me rëndësinë që ka privatësia, si e drejtë e secilit.
Ceremonia e hapjes së ekspozitës do të mbahet sot në Galerinë e Fakultetit të Artit Figurativ në Prishtinë.
Gjatë koktejit të kësaj ceremonie do të shpallen tri pikturat më të mira që juria i ka vlerësuar se kanë prekur më së miri thelbin e temës Privatësia e Shkelur.