22 Dhjetor 2024

Hapet ekspozita për çështje emergjente të ambientit

Prishtinë, 8 dhjetor - Foundatcon Shtatëmbëdhjetë ka bërë të ditur se sot do të organizoj hapjen e edicionit të dytë të ekspozitës Infrared.  

Edicioni i II-të i Infrared adreson tema që kanë të bëjnë me çështje emergjente të ambientit, duke përdorur artin si formë për të prekur dhe trajtuar çështje të rëndësishme që lidhen me ndotjen, pasojat dhe shkaktarët.

Artistë nga Kosova, Shqipëria dhe Malta ishin pjesë e Rezidencës së Artit ku zhvilluan konceptet e tyre, veprat e të cilëve mund t’i shihni në ekspozitën e Infrared sot.

Ekspozita do të qëndroj e hapur përgjatë këtyre tre ditëve prej orës 11:00 deri në 18:00.

Instalacioni, fotografia, video dhe performanca, janë mediumet e veprave të tetë artistëve që do të keni mundësi t’i shihni për këtë edicion të dytë të Infrared.

Artistët që do të ekspozojnë janë Abi Shehu (Shqipëri), Berat Bajrami (Kosovë), Bib Frrokaj (Shqipëri), Bobb Attard (Malta), Laureta Hajrullahu (Kosovë), Lori Lako (Shqipëri), Lumturie Krasniqi (Kosovë), Yll Xhaferi (Kosovë). Kuratore e ekspozitës është Blerta Hoçia.

Krahas veprave që do të mund t’i shfaqen në ekspozitë dhe në orët e caktuara për tre ditë me radhë të shfaqet performanca e artistes Lori Lako.  
 
Kuratorja e ekpsozitës Blerta Hoçia ka deklaruar se është një oazë e vogël e shkurreve dhe barishteve, të vetmet që mund t’i rezistojnë degradimit të avancuar të kësaj copëze qyteti të kthyer në natyrë.

Ajo konsideron se është në natyrën e betonit ta shpërfaqë njeriun dhe në natyrën e barishteve të mbinë kudo.

Një ekosistem i ri i krijuar brenda kësaj flluske të lënë mbas dore, në pritje që të bëhet sërish e frytshme në metamorfozat urbanistike.

Pritja e gjatë sipas kuratres Hoçia ka rezultuar në disa tulla të kuqe të ngjeshura rastësisht me njëra tjetrën, një mur i zhveshur që ndryshon nuancë, rozë, mente në gurkali dhe e bardhë e pisët.

''Nëse do të arrinim të shihnim tokën jashtë ndikimit human, kjo hapësirë e vogël mund të përfaqësonte një ide mbi makrokosmosin e realitetit, si të ishte një vend i ngrirë në hapësirën-kohore mijëra vjeçare të historisë së zhvillimit njerëzor duke fshehur që në zanafillë potencialin e vet shkatërrues, njeriun.''

''Gjurma e tij toksike është e dokumentuar përgjatë të gjithë epokës së tanishme gjeologjike ku mbizotëron vizioni antropocentrik për ambientin dhe tokësoren. Një vizion i natyrës si diçka e huaj, jashtë vetes. Si diçka që mund të shtepiakëzohet sipas arrogancës'', ka theksuar Hoçia.

Ekspozita do të zë vend në ambient të hapur, në kinemanë verore të ish-Kino Rinisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)