Hapet ekspozita Muzeu i Memories
Prishtinë, 18 dhjetor - Sot në Galerinë e Fakultetit të Artëve hapet ekspozita Muzeu i Memories e tri artisteve Arta Agani, Arbana Hajdredinaj dhe Vlora Hajdini- Hajrullahu.
Memoria, një nga mekanizmat kryesorë formues të personalitetit dhe individualitetit njerëzor, ende mbetet mister.
Në fakt, mister është se në çfarë mase ndikon te një personalitet, apo e përbën atë.
Grupet mbajnë mend më shumë se individët, meqë ato mbledhin tërë diturinë dhe përvojën e individëve prezentë...
Ekspozita Muzeu i Memories ka të bëjë me tendencën për ti shfaqur disa aspekte jofizike të memories kolektive, apo më mirë të themi me interpretimin personal të memories kolektive, të pashmangshme për të ngelur në kujtesë por gjithmonë duke u lëkundur në kufirin e hollë mes vetëdijes dhe nënvetëdijes.
Artistet këtu e qesin vizitorin në udhëtim për ti hulumtuar pjesët më të skajshme të kujtesës së tyre dhe për ti gjetur pasojat që kanë lënë ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në cdo aspekt të jetërave tona gjatë dy apo tri dekadave të fundit..
Ndryshime aq të mëdha saqë thjeshtë, është e lodhshme të kujtohen çdo Këto histori personale kanë qenë komponentet kryesore në formësimin e identititetit tonë artistik.
Tendenca e kësaj ekspozite është që në rradhë të parë të bëjë nje lloj evokimi të historise pa anuar kah patetizmi, por në të kundërtën: duke i parë këto ndryshime si një lloj materiali ndërtues i një gjenerate të caktuar idiosinkratike e cila kaloi nëpër shumë ndryshime. -