Hapet ekspozita Mirëmëngjesi Ballkan
Nuk ndodh shpesh që të organizohen ekspozita të dizajnit grafik në galerinë tonë, prandaj, Galeria ka ftuar të vizitoni ekspozitën e vetme të dizajnit në programin e vitit 2015 të Galerisë së Ministrisë së Kulturës.
Ekspozita Mirëmëngjesi Ballkan vjen nga një shpërthim ndjenjash dhe guximi të pakufizuar. Fragmente të reprodukuara na vijnë si imazhe pamore që shënojnë kohëra të shkuara e që e kanë siguruar paharrueshmërinë, shprehet kuratori i kësaj ekspozite, prof. Adem Rusinovci.
Ndërkaq, profesori i tij nga Norvegjia, Simon N James-Eide vlerëson se: Vepra e Dardanit nuk është art nga kolltuku. Ai prek temat e konfliktit, nacionalizmit dhe vdekjes, brenda kontekstit kosovar tërheq referenca më të gjera të luftës dhe vuajtjes njerëzore.
Ekspozita drejtohet nga znj. Dhurata Ramosaj, koordinatore e GMK-së, ndërsa kurator i ekspozitës është profesori i mirënjohur Adem Rusinovci.
Ekspozita hapet më datë 8 prill 2015, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, në kompleksin Qafa në Prishtinë.