05 Janar 2025

Hapet ekspozita Metamorfoza e kujtesës

Prishtinë, 15 shtator - Sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të hapet ekspozita “Metamorfoza e kujtesës”, e dy autorëve të njohur në skenën e artit bashkëkohor shqiptar znj. Lulzime Leka Mulaku dhe Zenun Sherifi.

Autorët janë profesorë të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, të cilët përfaqësojnë brezin e artistëve që filluan në mënyrë intensive me aktivitetet e tyre me shprehje vizuale në mes të viteve \'90.

Kuratorja e kësaj ekspozite, Jelldez Asani, për pikturat e znj. Lulzime Mulaku thotë se: “Lëvizja e portreteve të deformuara, apo pamjet e trishta, torturuese e abstrakte, krijojnë emocione të fuqishme në komunikim me publikun.”

Ndërsa për autorin z. Zenun Sherifi, ndër të tjera, thekson se: “Kësaj radhe krijon vepra që janë një zgjerim logjik i mendimeve për përcaktimin e produktit artistik”.

Kjo ekspozitë financohet dhe drejtohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)