Hapet ekspozita me fotografi për kolonizmin që Serbia po bën në veri
Prishtinë, 15 qershor - Sot duke filluar nga ora 11.00 përpara qeverisë së Kosovës, Iniciativa Qytetare për Veprim organizon ekspozitë me fotografi.
Përmes kësaj ekspozite me fotografi do të prezantojmë ndërtimet dhe kolonizmin që Serbia e ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë në veri të Kosovës, dhe në anën tjetër shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara të shqiptarëve të cilët Serbia i ka dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe ua ka djegur e shkatërruar ato.
Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për kthimin e shqiptarëve në veri, deri sot nuk ka ndarë asnjë cent për kthimin e mbi 15.000 shqiptarëve në veri, dhe as qe ka ndonjë plan ta bëjë këtë, nuk po e garanaton të drejtën për jetë, siguri dhe lëvizje të lirë e cila po pengohet përmes barrikadave që Serbia i ka vendosur atje.
Serbia po ushtron agresion mbi veriun e Kosovës, i ka vrarë dhe dëbuar shqiptarët, e ka kolonizuar veriun, ka vendosur barrikada për pengimin e lirisë së lëvizjes me qëllim ndarjen e Kosovës.
Qëllimi i Iniciativës Qytetare për Veprim është që të sensibilizojë opinionin publik dhe ti bëjë presion qeverisë për gjendjen në veri, për planet kolonizuese që Serbia po i zbaton papengueshëm atje, dhe sjelljen e qeverisë së Kosovës ndaj veriut sikur të ishte pjesë e Serbisë.