Hapet ekspozita me fotografi “EmbraceMe-Kosovo”
Prishtinë, 19 nëntor - Ambasada e Holandës në Kosovë në bashkëpunim me Shtëpinë e Europes në Kosove dhe Down Syndrome Kosova (DSK) organizojnë hapjen e ekspozitës me fotografi “EmbraceMe-Kosovo” me portrete nga jeta e nëntë personave nga Kosova, të punuara nga fotografja holandeze Karin Brongers.
Protagonistë të ekspozitës do të jenë edhe katër anëtarë të HANDIKOS'it, dy prej tyre fëmijë.