Hapet ekspozita me fotografi 'Bukuria e betonit'
Prishtinë, 13 dhjetor - Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me fotografi 'Bukuria e betonit' nga autori Etienne Rémond.
Etienne Rémond është marrë me fotografi tani më për afër 6 vjet, por asnjëherë nuk ka qenë aq i inspiruar sa në Prishtinë ku ai tani jeton prej një vit.
Edhe pse, për shumë njerëz, pamjet e errëta të luftës mund të jenë gjëja e parë që ju bie në mend kur flasim për Kosovën, ju duhen vetëm disa ditë këtu për të kuptuar që këto pamje i përkasin të kaluarës.
I befasuar nga gjallëria e Prishtinës, ai shpejt e kuptoi se ajo që e befasoi me të vërtetë ishte se sa i fortë ishte kontrasti me kornizën e saj brutale të betonit.
Kjo është ajo që ai është përpjekur ta kapë duke e lënë veten tu humbiste nëpër qytet dhe ta bënte atë pjesë të vetes: jetën dhe energjinë që përmban brenda kufijve të mbyllur, një rini të gjallë që ekziston në mes të këtyre ndërtesave të tmerrshme e të shkatërruara jugosllave, hoteleve dhe ndërtesave krejt të reja dhe baletit të pandërprerë të vinçave që i shoqërojnë.