Hapet ekspozita Feminine e autores Vlora Hajdini-Hajrullahu
Prishtinë, 29 janar - Sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të hapet ekspozita Feminine e autores Vlora Hajdini-Hajrullahu.
Besoj që njohja e thellë e dekorit në kostumet shqiptare, përvoja në restaurim të pikturës murale dhe kostumografia në teatër e kanë bërë më të lehtë një shprehje krejt origjinale post-abstrakte në pikturë, shprehet kuratori i kësaj ekspozite z. Skender Boshtrakaj.
Për këtë ekspozitë kanë shkruar edhe pesë profesionistë dhe kritikë arti. Xhevdet Bajraj, Róisín Condron, Fatmir Gjevukaj, Gani Jakupi dhe David Godhard përshkruajnë në detaje në vështrimet e tyre komplekse punën dhe përvojën e gjatë të autorës në shumë fusha arti.
Ky është projekti i parë i programit të vitit 2015, i organizuar dhe financuar nga Galeria e Ministrisë së Kulturës.