Hapet Ekspozita e Luan Mulliqit në Rumani
Rumani, 6 prill Në një atmosferë të vërtetë artistike u hap ekspozita e skulptorit Luan Mulliqi në Galerinë e njohur TRIADA të Timishfarit në Rumani. Prezantimi i tij me 20 skulptura ne bronë zgjojë interesim te vecant te të pranishmit e shumtë posaqerisht fjala e tij në mediat Rumune.
Mulliqi me këtë rast përkujtojë miqësinë tradicionale të popujve tanë duke filluar Prinzesa e Kulturës Evropiane Dora dIstria e deri te personalitetet e komunitetit shqiptarë në Bukuresht në krye me Asdrenin të cilën me 1912 në Vlorë sollën edhe Himnin Kombetarë. Në fund skulptori ynë ne shenjë miqësie ftojë 2 artistë nga Rumania që të jenë mysafir në rezidencën e tij artistike në Prishtinë.
Sorina Jecza drejtoresh e GALERIS TRIADE tha se është kënaqësi e veçanet qe për here te parë kemi ekspozitën e një artisti shqiptar ne Rumani. Po ashtu ajo shtoj Mulliqi është skulptor i shkëlqyeshëm me stil te veçanet dhe një intelektual i madh. Ky është vetëm një fillim i mbarë dhe shpresoj se ky bashkëpunim do të rritet mes nesh.
Ndërsa kritiku i artit Prof Marcel Olcea tha se origjinaliteti krijues i BALERINAVE energjike të Mulliqit tregon se është një artist i madh i skulpturës bashkëkohore
Ndërsa ai ligjërojë për mundësitë e bashkëpunimit kulturore rajonal me theks të veçanet për historinë e ndritshme të komunikimit kulturorë shqiptaro-rumunë.
Ky projekt është realizuar me përkrahjen e Fundaţia Internart TRIADE - Rumani dhe Akademisë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.