Hapet ekspozita e autorit nga Maqedonia, Agron Abduli
Prishtinë, 27 dhjetor - Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës sjellë ekspozitën e fundit për ketë vit të autorit nga Maqedonia, Agron Abduli.
Vepra e tij ka një vijueshmëri konceptuale që është konsoliduar me kalimin e kohës dhe e ka përcaktuar qartë profilin artistik të autorit, shprehet kuratorja e kësaj ekspozite, znj.Nora Halimi.
Agron Abduli është piktor dhe pedagog në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës.
Ekspozita do të hapet sot dhe do të mbyllet me 25 Janar 2017 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë