Hapet ekspozita e artistit të ngjyrës dhe grafikës, Zymer Mulliqi
Prishtinë, 9 shkurt - Sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës do të hapet ekspozita e artistit të ngjyrës dhe grafikës, Zymer Mulliqi.
Duke e cilësuar si artist ekspresiv dhe tradicional, kuratori i kësaj ekspozite, z. Genc Rezniqi vlerëson se krijimtaria artistike e autorit është një ditar i rrëfimit të së kaluarës së popullit tonë dhe i fuqisë së tij....
Për veprat e autorit, profesori Faik Krasniqi thotë se në qoftë se analizohet drama që zhvillohet brenda nuancave të zijosura fort dhe harmonisë në mes tyre shohim që Zymeri u jep jetë veprave të tij.
Përderisa profesori Adem Rusinovci beson se Zymer Mulliqi me këtë gjallëri dhe emocion do të jetë edhe më tej artisti i cili shkëput fragmente nga jeta..., profesori i nderuar Muhamet Shala vlerëson se Harmonia e nuancave të rafinuara të ngjyrës është hedhur në pikturë me delikatesën e prekjeve të lehta të krahëve të fluturës.
Kjo ekspozitë financohet nga MKRS dhe drejtohet nga znj. Dhurata Ramosaj, koordinatore e GMK-së.
Ekspozita \"Andërr\" do të qëndroj e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës , në kompleksin Qafa në Prishtinë.