Hapet ekspozita e artistes Emiranda Beka
Prishtinë, 23 nëntor - Sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës do të hapet ekspozita e artistes znj. Emiranda Beka.
“Pikturat e artistes së re janë një vallëzim ngjyrash të pastra të krijuara nga spontaniteti, dhe shtrihen mbi një spektër të gjerë dhe të kontrollueshëm nga talenti i saj."
"Të gjitha objektet përcjellin emocion, sfidë dhe ndërmjet tyre e pamundura, e parritura përplasen mbi abstrakten dhe bëhen objektive...”, shprehet Kuratori i kësaj ekspozite z. Ilir Muharremi.
Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe drejtohet nga znj. Dhurata Ramosaj Shala - koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës.
Ekspozita " Ndërmjet pamundurës dhe paarritshmes" do të qëndroj e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës , në kompleksin “Qafa” në Prishtinë.