Hapet ekspozita 'A është e shkuara ëndërr?' e artistes Majlinda Kelmendi
Prishtinë, 5 mars - Sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të hapet ekspozita personale e artistes Majlinda Kelmendi.
Ekspozita me titull 'A është e shkuara ëndërr?' përmban vepra artistike multimediale, instalacion, video-art, pikturë, etj punimet janë të paekspozuara të punuara vitet e fundit.
“Ekspozita është konceptuale dhe ka për qëllim të komunikojë përmes gjuhës se postmodern art, ku veprat te gjitha se bashku paraqiten si nje projekt ku artistja shtron pyetjen A është e shkuara ëndërr? dhe secili e percepton në mënyren dhe formen vet.
Ku kujtimet personale dhe memorja kolektive nderthuren dhe zgjojne temë për diskutim.
"Natyra ka tekat e veta te rrezikshme, shpesh ndodh që teket njerezore jane njejte te rrezikshme" thotë Majlinda.
Puna është e influencuar nga proceset e sistemeve politike, tranzicionet sociale, ekonomike të transformimit në vend dhe rajon.
Kjo ekspozitë është kuruar nga Edison Çeraj & B17 Architects