Handler nuk pranon lidhjen me 50 Cent
SHBA, 8 tetor - Chelsea Handler nuk pranon se mes saj dhe reperit 50 Cent ka nisur një histori dashurie.
Biondja shprehet se ka biseduar me këngëtarin për një projekt biznesi në një lokal të New Orleans, ku u pa në shoqërinë e reperit.
Gjithcka Handler e shpjegon në rrjetin Twitter ku shkruan: Qetësohuni të gjithë sepse u takova me mr. Cent rreth një projekti të mundshëm. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë sepse nëse ndodh dicka do tju informoj.
Ndërkohë, revista Forbes shkruan se Handler dhe 50 Cent do të ishin një cift milioner me 39 milionë dollarë në llogari.