HANA i regjisorit Ujkan Hysaj mbështetet edhe nga Agjencia Maqedonase e Filmit
Prishtinë, 11 maj - Agjencia Maqedonase e Filmit sapo ka publikuar rezultatet e projekteve filmike fituese të konkursit të tyre të fundit ku projekti filmik HANA i regjisorit Ujkan Hysaj është njëri ndër ta.
HANA me skenar nga Fadil Hysaj dhe producent Kushtrim Koliqi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2017 dhe për temë ka Sarën, një aktore e dhunuar gjatë luftës në Kosovë e që bëhet protagoniste e një filmi të huaj që ka për temë dhunimin.
Ndërsa përjeton të njëjtat situata, më në fund arrin të lirojë veten nga trauma e saj.
Ky është i katërti projekt filmik nga Kosova që mbrenda një viti gjejnë mbështetjen nga Maqedonia.