Gwyneth Paltrow e kontrollon agjendën e ish-bashkëshortit
Las Vegas, 24 shtator - Ata mund të mos jenë bashkë më por kjo gjë nuk po e ndalon Gwyneth Paltrow që ta organizoj orarin e Chris Martin me të cilin ka qenë në martesë 10 vite.
Gazeta US Weekly raporton se Gwyneth është pajtuar me të dashurën e rë të Chris Martin por nuk po gjen kompromis rreth kohës që ai po e kalon me familjen e tyre.
Përndryshe thuhet se babai i dy fëmijëve Chris Marin ka ra në dashuri më Jennifer Lawrence dhe se ka ndjenja shumë të forta për të. Poashtu kjo lidhje për Jennifer është realizim i ëndrrës së saj sepse ajo ka qene adhuruese e tij dhe e grupit të tij që nga rinia.