Gwen Stefani në lidhje me Blake Shelton
Holivud, 6 nëntor - Gwen Stefani është e gatshme për të vazhduar jetën e saj dashurore pas divorcit të saj nga Gavin Rossdale.
Këngëtarja e hitit Rich Girl ka konfirmuar se është duke u takuar me muzicientin Blake Shelton pas disa javësh spekulime.
Dyshja janë trajnerë në The Voice USA dhe kanë qenë miq për një kohë të gjatë, megjithatë ata kanë filluar tatë takohen që nga ndarja e tyre nga partnerët e tyre.
Përnderisa Gwen ka paraqitur kërkesa për divorc nga burri Gavin në gusht, Blake është divorcuar në muajin korrik nga bashkëshortja e tij Miranda Lambert më të cilën ishte në lidhje martesore për katër vjet.