Gwen Stefani e lumtur me jetën e saj
Nju Jork, 16 shtator - Këngëtarja e hitit të famshëm No Doubt, Gwen Stefani, ka pasur ndryshime të mëdha gjatë këtij viti, duke filluar nga prezantimi në The Voice e deri te ndarja e saj nga bashkëshorti i saj Gavin Rossdale në fillim të muajit gusht.
E pyetur nga ET se si i vlerëson ajo këto ndryshime ajo thotë se nëse dikush dëshiron të jetë në paqe me veten duhet të pajtohet me të mirat dhe me të këqijat që ti sjellë jeta.
"Unë nuk e kam parë kurrë veten time si person karriere. Unë kam qenë shumë pasive në shkollë dhe gjëja e vetme që e kam dëshiruar ka qenë që të bëhem nënë. Kështu që kur shikoj në të kaluarën time ndjehem me fat ta kem pasur këtë lloj jete", tha ajo.
Nga martesa me Rossdale ajo ka tre djem.