Guri Ura, i huaji vendor vjen në Kosovë
Prishtinë, 1 prill - Me ftesë të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, në kuadër të javës së francofonisë, në teatrin ODA në Prishtinë u luajt pjesa teatrore pjesa teatrore e Driton Kajtazit Guri Ura, i huaji vendor.
Kjo pjesë u luajt nga Teatri Kurora me seli në qytetin Nyon të Zvicrës.
Në Prishtinë Guri Ura, i huaji vendor ( Guri Ura, létranger dici) u luajt në gjuhën frenge me përkthim me titra në gjuhën shqipe.
Ambasada zvicërane e kishte siguruar përkthimin në mënyrë që edhe publiku shqiptar të ketë në dispozicion titrat në gjuhën shqipe derisa aktorët luanin në gjuhën frenge.
Kjo përvojë e veçantë bëri që publiku francofon dhe ai shqiptarë të kenë mundësi të përcjellin pjesën tatrore bashkarisht dhe të njejtën kohë.
E veçanta e kësa shfaqje në Prishtinë ishte prania e numërt e publikut. Salla e mbushur bëri që shumë persona të mos mund të hynin në teatrin ODA dhe të përcjellin shfaqjen.
Pos Ambasadorës së Zvicrës në Kosovë, Zonjës Krystyna Marty Lang, ishin të pranishëm edhe drejtues së Ambasadës së Francës në Prishtinë si dhe përfaqësuses të organizatave të numërta ndërkombëtare në Kosovë.
Kjo pjesë teatrore është luajtur disa vite më rradhë në disa qytete të Zvicrës sikur në Lozanë, në Nyon, në Renens, në Ecublens, në Payerne apo në teatrin prestigjioz Echandole të Yverdon-les-Bains.
Në të gjitha vendet ku është luajtur kjo pjesë, sallat ishin të mbushura dhe publiku zvicëran e ka mirëpritur.
Madje, ish-Ministrja e Punëve të Jashtme e Konfederatës zvicërane Zonja Micheline Calmy Ray, në kuadër të një konference vjetore të kësaj Ministrie para ca vitesh, lexoi para publikut fragmente nga kjo pjesë teatrore. Në webfaqen e kësaj Ministrie në sektorin Deza-DDC, një vit me rradhë në faqen kryesore figuronte në disa gjuhë një citim i kësaj pjese teatrore të shkruar nga Driton Kajtazi: Këtu po ndihem i huaj vendor, e atje autokton i ardhur.
Pjesa teatrore ka temë identittin jo vetëm shqiptar por të të gjitha përkatësive por edhe raportin e udhëtimeve që më shumë i lënë vand e hapsirë çvendosjeve se sa takimeve të mirëfillta.
Në këtë pjesë teatrore, një Shqiptar nga Kosova, Guri Ura, në një emision të telerealitet duhet të dëshmojë se është bërë zvicëran dhe të marrë shtetësinë apo të natyralizohet. Ai nuk dëshiron të natyralizohet sepse nuk konsidern se është i de-natyralizuar...
Nga dashuria e madhe që kam për Kosovën, e dua Zvicrën, thotë Guri Ura, personazh i kësaj pjese teatrore.
Fillon pastaj qështja e identitit zvicëran, dilemat e mbrendshme zvicërane të identitetit të një shteti i cili ka 4 gjuhë zyrtare.
Humori shpejt ja lë vendin anës matafizike për të shtruar më tepër pyetje se përgjigje, ku loja e fjalive e vë në sprovë dialogun e ndërsjellë, në Zvicër e gjetiu në botë. Ana kombëtare e kozmopolite gërshetohen për të pasuruar mozaikun e identitetit. Një kulturë ku nuk shikohet individi se cilës kulturë i përket por sa është i kultivuar.
Shfaqja teatrore Guri Ura, i Huaji vendor është vënë në skenë nga Z. Visar Qusaj.
Në pjesë teatrore Guri Ura, i huaji vendor, marrin pjesë : Zymer Lutfiu në rolin e Pierre Pont, Lulzim Qusaj në rolin e Guri Urës, Karine Mazza në rolin e Gentiane Rive, Agon Rexhaj në rolin Rock Graben si dhe Visar Qusaj në rolin e Kevin Gashit.
Teatri Shqiptar Kurora në Nyon të Zvicrës i themeluar para 17 vitesh, është referencë e mirëfilltë Kulturore shqiptare në Zvicër. Që nga fillimi, Kurora ka vënë në skenë një sëri të shfaqjeve kryesisht në gjuhën frenge por edhe në gjuhën shqipe. Shfaqja e fundit Antigona, në gjuhën frenge, u luajt disa javë më rradhë në vitin që lamë mbas në teatrin Usine à Gaz në Nyon.
Një shembull i veçantë i veprimit kulturor dhe i urave të komunikimit kulturor në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
Rrugëtimi i teatrit Kurora ka hapur shtigje në Zvicër dhe falë Ambasadës së Kosovës në Kosovë dhe punës së palodhshme të atasheut të kësaj Ambasade, Zotit Stephan Tomagian, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, të rrezatojë edhe në Kosovë.
Edhe ekipi i teatrit ODA në Prishtinë me përkushtim punoi që mbrëmja të ketë një sukses të tillë.
Guri Ura, i huaji vendor vazhdon të luhet në Zvicër dhe spektaklet e rradhës janë në Nyon, Lozanë dhe në kolegje të qytetit Yverdon-les-Bains.