Grupi One Direction me album të ri
Londër, 23 shtator - Grupi i njohur muzikor One Direction ka bërë të ditur se albumi i tyre i ri Made in the A.M. do të publikohet më 13 nëntor.
Kjo u bë e ditur nga anëtari i grupit Harry Styles i cili përmes një video informoi se adhuruesit e tyre mund të bëhen gati për të porositur albumin para se ai të del në shitje.
Në fillim të muajit maj anëtari tjetër i grupit kishte dhënë një intervistë për ET gjatë të cilës kishte deklaruar se të gjitha këngët dallojnë nga njëra tjetra duke përfshirë këtu edhe instrumentet muzikore.
Përndryshe grupi ka njoftuar se ata do të bëjnë një pushim të përkohshëm nga filluar nga marsi i vitit 2016 dhe planifikojn që deri atëherë të mbajn edhe një turne.