Grupi Duran Duran promovon këngën e re 'Paper Gods'
Londër, 13 gusht - Në një intervistë të dhënë për ET të mërkuren grupi i njohur muzikor Duran Duran zbulon detaje të rëndësishme të këngës së tyre të re Paper Gods.
Kjo këngë do të jetë kënga e parë e albumit të tyre të 14-të, i cili do të publikohet më 11 shtator në SHBA.
Kjo këngë është shkruar nga këngëtari kryesor i grupit Simon Le Bon, i cili thotë se nuk e ka pasur aspak të vështirë të shkruaj tekstin e këngës.
"Ishte shumë e lehtë të shkruash tekstin e kësaj kënge. Nuk më kujtohet ndonjëherë që kam shkruajtur me kaq lehtësi tekstin e ndonjë kënge. Ishte një ditë, një pasdite kur unë e fillova dhe e përfundova këngën time. Kjo është e tëra."