Grupet më të mira muzikore në 2012
2012-a ishte viti i grupeve muzikore të djemve, një rikthim i lavdisë së kohës së grupeve N Sync dhe The Backstreet Boys.
Grupi the Wanted, që u krijua nga provat në masë të muzikantëve, ishte i suksesshëm në Britani, por fitoi edhe më shumë famë kur menaxheri i Justin Bieber Scooter Brown filloi të punonte me ata.
Kënga ritmike Glad you Came bën pjesë në albumin e dytë Battleground dhe është shitur në tre milionë kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Një nga pjesëtarët e grupit, Max George fitoi përkohësisht një admiruese të re të flaktë Lindsey Lohan. Grupi One Direction, u mor në patronazh nga Simon Cowell, dhe hyri në histori në vitin 2012.
Ata ishin grupi i parë britanik që kapën numrin një në klasifikim në Shtetet e Bashkuara me albumin e tyre të parë dhe turma adoleshentës në gjithë botën u magjepsën me ta.
Live While Youre Young e albumit të dytë të One-Direction Take Me Home, u bë kënga më e shitur para se të dilte në treg në histori. Tani ata kanë një biznes me vlerë prej 50 milionë dollarësh.
Disa mund ta pëlqejnë dhe disa mund të mos të duan ta dëgjojnë, por një nga këngët më të preferuara të vitit 2012 dhe që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon e quajti një forcë për paqe në botë ishte Gangnam Style i yllit korean PSY.
Kjo këngë sensacionale që është parë një miliord herë në YouTube, ka si admirues artistët Britney Spears, Katy Perry, T-Pain, Nelly Furtado dhe Josh Groban.
Videoja dhe humori i saj shërbyen si frymëzim për një milion parodi dhe e çuan këngën në numrin një të klasifikimit në mbi 30 vende.
Vallëzimi si galop, ishte i famshëm në vitet 80. Për 12 vjet në Kore, unë kam bërë poza të ndryshme të pazakonta vallëzimi. Unë nuk jam një artist i zakonshëm. Prandaj lëvizjet e mia të vallëzimit duken ndryshe. Fytyra ime është serioze, por vallëzimi nuk është serioz.
Një sukses tjetër këtë vit ishte Payphone e albumit Overexposed të grupit Maroon Five. Doli në krye të klasifikimit në mbi 30 vende.