Gresa Behluli me këngë dhe videoklip të ri
Gresa, ka bërë me dije për gazetën Epoka e re, se edhe pse është e angazhuar në profesionin e saj si juriste, ajo nuk është duke e lënë anash muzikën. Është e vështirë kur ke dy profesione të kundërta dhe natyrisht për të pasur sukses kërkohet përkushtim për të dyja, mirëpo unë jam e re dhe natyrisht me punë dhe vullnet mundohem që ti arrij të gjitha, ka thënë ajo.
Gresa pavarësisht angazhimeve që i ka, nuk po iu largohet aktivitetet e ndryshme muzikore. Nuk mungoj asnjëherë, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit, në çdo vend ku ka shqiptarë, ka theksuar ajo.
Gresa ka thënë se nuk e ka plan që ta lansojë ndonjë album. Jo nuk jam duke menduar ta lansoj ndonjë album, sepse kushton shumë dhe e dimë që ende pa u promovuar albumi, këngët dëgjohen në internet, kështu që nuk ia vlen. Më duket më e arsyeshme një këngë dhe klip, është shprehur ajo.
Sa i përket jetës private, Gresa nuk ka treguar asgjë. Kam treguar më herët për të rejat e mia. Jam shumë e lumtur në jetën time private, ka theksuar ajo.
Edhe pse pushimet verore janë duke afruar, Gresa ende nuk ka menduar për to. Ende është shumë herët. Vera për këngëtarët është me shumë punë. Pushimet i bëjmë më vonë, ka thënë ajo. (Adifete BELA)