Grand Wedding Kosova hap panairin e dasmave dhe eventeve
Prishtinë, 19 mars - Sot do të hapet edicioni i tretë i panairit të dasmave dhe eventeve Grand Wedding Kosova. Kompania e njohur e dekorit dhe organizimit të eventeve GRANDdecor, e organizon për herë të tretë këtë event, që i dedikohet dasmave.
Një ngjarje që sjellë në një vend të gjithë të pasionuarit për të bukurën. Kompani të ndryshme do të prezantohen me produktet dhe shërbimet e tyre për dy ditë me radhë me 19 dhe 20 mars në hotel Emerald.
Përveç se do të shohim gjërat më të veçanta dhe më cilësore, në këtë event do të realizohen edhe ndarjet e çmimeve për pjesëmarrësit e interesuar të jenë pjesë e kësaj loje shpërblyese.
Do të ndahen çmime si muaj mjalti në Antalia, fustani i bardhë i nuses, dekorimi i tavolinës së çiftit, një festë ditëlindjeje për fëmijët, trajtime bukurie dhe estetike, fustane solemne për mbrëmje të ndryshme etj.
GRANDdecor si kompani me traditë të gjatë dhe përvojë në të gjitha sferat e organizimit, dekorit dhe menaxhimit të eventeve të të gjitha llojeve, ka tentuar dhe ka arritur që të mbledhë për herë të tretë emrat më të njohur të fushës në vend.
Një panair i këtij profili është i domosdoshëm madje do të thosha një nevojë e kamotshme në vendin tonë, duke pasur parasysh kërkesën në rritje për shërbime të këtij lloji.
Në këtë edicion do të shihni produktet e kompanive të njohura si Banka TEB, B Model, Agnesa Vuthaj, Buna Fashion, Besa GM, Derma D, Drena Rockin, Eclat, Ecuador, Egzona Krasniqi, Elegant, Flamur Ilazi, Flurimi, Flutra Dedinja, Gelato, Golden, Istanbul Dantel, Jehona Bunjaku, Kaci, Kosova Limo, Laura Eshley, Luxory Royal, Matrons, Merita Harxhi Koci, Minkproduction, Mjellma Production, Mproduction, Norik Uka, On Media, Profis, Retex, Sellma, Teleset, Valdrin Sahiti, Vali Ranch, Vas Tour, Valon, Vello, Vlora Kaltrina, Viva fly, White Sposa, Yllka Brada.