Gotye triumfon në çmimet Grammy
Los Angeles, 11 shkurt - Kënga më e mirë e vitit 2012 është shpallur We Are Young e grupit Fun në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy.
Ndërsa produksioni më i mirë është shpallur Somebody That I Used To Know e australianit Gotye, i cili fitoi edhe dy çmime të tjera në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy.
Gotye fitoi edhe çmimin e albumit më të mirë të muzikës alternative dhe performancën më të mirë duo me këngëtaren Kimbra, pikërisht me këngën Somebody That I Used To Know.
Adele ka shtuar listën e çmimeve të saj Grammy pasi mbrëmjen e së dielës këngëtarja britanike ka marrë çmimin për versionin më të mirë live me këngën Set Fire To The Rain. Ajo mundi konkurrencën e Kelly Clarkson, Carly Rae Jepsen, Katy Perry dhe Rihanna. Kjo fitore pason suksesin e jashtëzakonshëm që Adele arriti në edicionin e kaluar të çmimeve Grammy, ku fitoi plot 6 çmime.
Mumford & Sons morën çmimin e albumit më të mirë të vitit, atij me titull Babel.
Albumi rock më i mirë u fitua nga grupi The Black Keys të cilët mundën grupe si Muse dhe Coldplay.
Jay-Z dhe Kanye West fituan nga tre çmime për bashkëpunimin e tyre Watch The Throne. Reperët fituan çmimin e performancës më të mirë rep, bashkëpunimit më të mirë rep dhe këngës më të mirë rep.