Godet Gold AG, fyen Jahjagën, Dedën dhe Buzhalën
Prishtinë, 22 shkurt - Reperi nga Presheva, Gold AG, ka shkaktuar një goditje të papritur në skenën e hip hopit shqiptar, duke lansuar një projekt me videoklip që ngërthen fjalë të rënda për Atifete Jahjagën, Ragmi Mustafën, Ilir Dedën dhe Berat Buzhalën.
Personalitete nga muzika, politika dhe tema të tilla Gold AG i ka trajtuar hollësisht në videon prej tetë minutave të titulluar Shqiptar, ku ai shfaqet me vargje e tekst agresiv.
Reperi që njihet për këngët patriotike, e ka punuar këngën te Sopi Records.
Videoklipin e ka punuar M Productio.