22 Dhjetor 2024

Gjykata ndëshkon përndjekësin e Aniston

Los Anxhelos, 11 gusht - Jennifer Aniston i është dhënë garancia se personi i akuzuar nga avokatët e saj se kishte planifikuar rrëmbimin e aktores, do të qëndrojë larg saj.

24 vjecarit Jason R. Peyton i është urdhëruar nga Gjykata e Lartë e Los Anxhelosit që të qëndrojë larg Aniston për tre vitet e ardhshme.

Peyton u arrestua nga policia më 20 korrik dhe u mbajt për një periudhë i mbyllur në qeli.

Ai kishte udhëtuar nga Pensilvania në Los Anxhelos për të rrëmbyer aktoren, e bërë e famshme nga seriali televiziv “Friends”.

24 vjecarit në momentin e arrestimit iu gjetën një mjet i mprehtë, ngjitëse që do të përdorej për t’i mbyllur gojën dhe disa mesazhe që ai kishte përgatitur për Aniston. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)