24 Dhjetor 2024

Gjilani promovon “Teatrin Magjik të Fëmijëve”, rekord i shitjes së biletave

Gjilan, 10 nëntor - Me super shfaqjen “Fortnite dhe Super Gjyshja”, është promovuar sot “Teatri Magjik i Fëmijëve”, i cili do të funksionojë si skenë e veçantë në kuadër të Teatrit të Gjilanit, por që u dedikohet ekskluvisht shfaqjeve e programeve për fëmijë.

Hapja e “Teatrit Magjik të Fëmijëve” është përcjellë me një rekord të shitjes së biletave prej mbi 300 sosh.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka uruar hapjen e teatrit për fëmijë, duke thënë se kjo është bërë realitet falë punës dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të drejorit të teatrit, Erson Zymberi e trupës teatrale.

“Hapja e Teatrin Magjik është lajm i jashtëzakonshëm për kulturën në Gjilan, për fëmijët, arsimtarët e prindërit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që është arritur të bëhet kjo. Ky qytet ka kulturë teatrale dhe po ndihem shumë mirë që do t’i edukoj brezat e ri. E uroj drejtorin e teatrit dhe stafin për këtë arritje dhe ua konfirmoj mbështetjen e Komunës në vazhdimësi”, ka thënë Haziri.

Idea dhe koncepti i shfaqjes “Fortnite dhe Super Gjyshja” është bërë nga Bekim Korça, ndërkaq kanë luajtur: Mejreme Berisha, Njomëza Kalaveshi dhe Avni Shkodra.

Shfaqjet e fëmijëve do jepen çdo të shtunë në ora 12:00, në teatrin e qytetit.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)