23 Dhjetor 2024

Gjilani organizon gala mbrëmje humanitare për familjet e prekura nga tërmeti

Gjilan, 17 dhjetor - Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në organizim të përbashkët me klubin e rotarianëve Gjilan, më 21 dhjetor do të organizohet gala mbrëmje humanitare për t’i dalë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Kryetari Haziri ka apeluar njerëzit e vullnetit të mirë që të mbështesin këto familje që pësuan nga tërmeti.

“Përfitues nga kjo mbrëmjë do të jenë drejtpërdrejtë familjet e prekura nga tërmeti një Shqipëri, ndërkaq një pjesë e mjeteve dedikohen për familjen Abazi.  Askush më mirë se gjilanasit nuk e bashkëndjejnë dhembjen me vëllezërit tanë në Shqipëri sepse ne e kemi kaluar një tërmet me pasoja fatale dhe me dëme materiale në vitin 2002. Jemi bashkë në përballimin e kësaj situate”, thotë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. 

Kjo është gala mbrëmja e katërt humanitare, e cila po organizohet brenda pesë vitesh në Gjilan.

“Rezultati është impresiv nga gala mbrëjet e kaluara. Janë ndërtuar 131 shtëpi, janë renovuar 40 të tjera, ndërkaq për 40 shtëpi kemi paguar qira."

" Po ashtu, nga këto gala mbrëmje humanitare kanë përfituar fëmijët me nevoja të veçanta dhe studentët e ekselencës’, ka thënë Haziri.

Ndryshe, mbrëmja humanitare do të mbahet më 21 dhjetor, me fillim në ora 21:00, me transmetim të drejtpërdrejtë të Radio Televizionit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)