28 Dhjetor 2024

Gjilani mbjell “Pemën e Shpresës” në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Gjilan, 1 qershor - Asambleja e Fëmijëve të Komunës së Gjilanit, si më e organizuara në nivel të Republikës së Kosovës, nën mbështetjen edhe të kryetarit Lutfi Haziri, ka shënuar sot 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ku edhe është mbjellur simbolikisht pema e shpresës.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka thënë se puna që institucionet e shtetit në Gjilan po bëjnë, pos tjerash, e kanë primare edhe të drejtat e fëmijëve, nevojat e tyre, krijimin e kushteve më të mira për ta, garantimin e shkollimit të lirë, sigurisë publike, mbështetjes në çdo planifikim të Komunës së Gjilanit.

“Të gjithë fëmijëve të Gjilanit ju uroj 1 qershorin, “Ditën e Fëmijëve”. Komuna e Gjilanit punon vazhdimisht në mënyrë që të drejtat e të gjithë fëmijëve të respektohen si vlera të barabarta të shoqërisë. Ju jeni e ardhmja jonë, pasi që nga ju pritet zhvillimi i vendit, por gjatë të ardhmes edhe konkurrenca më shtetet tjera të përparuara. Gjilani tradicionalisht më 1 qershor detyrën e kryetarit e bartë tek kryetarja e asamblesë së fëmijëve, edhe këtë vit do të ndodh kështu, por pas kalimit të proceseve në të cilat gjendemi dhe pas ditës së çlirimit të Gjilanit.

“Festina Kurteshi për 24 orë do të jetë kryetare e Komunës së Gjilanit, ku do të nxjerr vendime, do të ketë takime të ndryshme e deri tek niveli i përcaktimit të një projekti për investim me rëndësi për fëmijët”, ka thënë kryetari Haziri, duke garantuar mbështetjen e institucioneve lokale për mbështetjen, kujdesin dhe angazhimin për jetë më të mirë për të gjithë fëmijët.

Haziri, ka përmendur disa nga të rinjtë e Gjilanit të cilët janë duke ndjekur studimet e tyre në universitetet më prestigjioze në botë.

“Gjithçka arrihet, nëse ndiqet ëndrra dhe nëse punohet për realizimin e tyre. Ndjehem shumë mirë që Asambleja e Fëmijëve të Gjilanit është më aktivja në nivel vendi”, ka thënë kryetari Haziri.

Kurse kryetarja e Asamblesë së Fëmijëve, Festina Kurteshi, ka falënderuar fëmijët, mbështetësit e këtij aktiviteti dhe ka uruar të gjithë fëmijët për Ditën Ndërkombëtare.

Ajo më tej ka thënë se fëmijët kanë shumë kërkesa, shumë dëshira, shumë ëndrra, por ato mund të realizohen edhe me kujdesin e institucioneve të vendit nga të cilat pritet mbështetje e vazhdueshme.

Ndërsa, ish presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga fëmijët që të punojnë shumë, të mësojnë dhe të ndjekin ëndrrat e tyre gjatë jetës, për të realizuar dhe arritur qëllimin që kanë.

Bashkërisht, fëmijët, prindërit, mësimdhënësit dhe udhëheqës të institucioneve lokale e qendrore kanë marrë pjesë në mbjelljen e Pemës së Shpresës, projekt i ideuar nga një fëmijë i Gjilanit dhe mbështetur nga kryetari Haziri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)